Tuesday, June 18, 2013

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Noizy dhe Duda
Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas një kohe të gjatë, e që nga teksti duket se është dedikim për një prej rivalëve më të mëdhenj.
Duda ka kohë që nuk ka qenë i pranishëm në skenën e hip hopit, por puna intensive e Noizyt në albumin e tij të ri “The Leader”, ka bërë që ai të aktivizohet sërish.
Kënga e titulluar “Çunat thojn” është projekti i ri i lansuar nga dy liderët e grupeve të hip hopit shqiptarë, që njihen për marrëdhëniet e mira ndërmjet tyre.
Sidoqoftë, duket se Noizy dhe Duda nuk e kanë pritur mirë rikthimin në skenë të një prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, Unikkatilit, të cilit duket se ia kanë dedikuar këtë këngë.
“Ti knon për flakë, unë live ja qes tymin
  Ti knon për plumba, nëpër ta unë kaloj
  Ti fol për shokë, unë me shokë jetoj
  Na durt me gjak, kurse ti tu bo pizza

  Na kallzojm të vërteta, kurse ju kallzoni Vica”, janë vetëm disa prej vargjeve të kësaj kënge që besohet se janë thumb për Unikkatilin.
Në ndërkohë gjatë mbrëmjes Noizy publikoi edhe një këngë tjetër të re nga albumi i tij i ri, të titulluar “Blocka”, që përmban tekst të fuqishëm dhe po ashtu mund të thuhet se i drejtohet rivalëve të përbetuar të tij.