Thursday, June 20, 2013

5 hapa për të mposhtur peshën

5hapaMbajtja e dietës nuk është vetëm kontrollimi i ushqimit, por ju duhet ta kombinoni atë edhe me stërvitje dhe menaxhim të gjendjes shpirtërore. Në këtë tekst do t’u prezantojmë pesë hapa të thjeshtë për t’u siguruar se do të keni sukses me dietën tuaj.
Shumica e njerëzve dinë si të bien në peshë, por ata nuk dinë ta ruajnë atë ose “i tradhtojnë” përpjekjet e veta në këtë drejtim.
Në librin “Ouwit Your Weight”, Cathy Nonas, drejtoreshë e programit të obezitetit dhe diabetit në North General Hospital të New Yorkut, i ka studiuar dhe trajtuar problemet e rënies në peshë.
Sipas saj, ruajtja afatgjatë e peshës së duhur varet nga një kombinim i ndryshimeve të vogla në ushqim, stërvitje dhe menaxhim të humorit. Në vazhdim do t’jua prezantojmë strategjinë e pagabueshme për të qëndruar në kulm të dietës tuaj:
  •  Hani me të djathtën? Mbajeni pijen me dorën e djathë gjatë festave. Kështu, kapja e ushqimit me dorën e majtë do të jetë më e vështirë dhe ju do të mendoheni dy herë para se gëlltitni.
  •  Përtypni çamçakëz – Derisa e përgatisni drekën/darkën, përtypni çamçakëzë për të parandaluar ato kafshimet e vogla dhe të shpejta të cilat të mbledhura shtojnë dukshëm kaloritë që ju konsumoni.
  • Mbylleni kuzhinën – Pas darkës, mbylleni vendosjani çelësin kuzhinës. Jo se me këtë hap ju nuk do të shkoni më në kuzhinës gjatë asaj dite, por së paku kur të shkoni, duke e hapur atë me çelës, do t’jua kujtojë se jeni në dietë.
  •  Mbani shënim. Keni dëgjuar ndoshta miliona herë: njerëzit të cilët e monitorojnë konsumimin e ushqimit, tentojnë të jenë më të suksesshëm në dietën e tyre krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë. Por regjistrimi i çdo kafshate mund të jetë e paarritshme. Andaj, nëse nuk mund t’i regjistroni kaloritë e konsumuara çdo ditë, zgjidhni një ditë në javë – ose kohën e ditës kur hani më së shumti – dhe merrni shënime dhe bëhuni të vëmendshëm për atë ditë ose vakt të veçantë.
  •  Pakësoni konsumin – Secilën herë që futni diçka në gojë – të themi duke ngrënë një petull në zyrë, ose një çips ose karamele – shkruajeni. Pastaj mos e mashtroni veten. Kalkuloni matematikisht: një gabim prej 5 mijë kalorish mund t’ju shtojë juve deri në 700 gramë. Ju mund atë për 500 gramë. Kurrë nuk është gabim nëse ju e analizoni çdo ngrënie me kokë, dhe jo vetëm me gojë