Wednesday, June 19, 2013

Kryeministri Erdogan i "tërheq veshin" "Sulejmanit të Madhërishëm" (FOTO)

c390d921b8af157652177d16c62c8af6Një prej fytyrave publike që kishte marrë pjesë në protestat antiqeveritare në Turqi ishte edhe aktori i mirënjohur në vendet tona Halit Ergenc, përndryshe i njohur me rolin e tij "Sultan Sulejmani". 
I njëjti ishte edhe pjesë e delegacionit të protestuesve që u takuan me kryeministrin Erdogan.
Gjatë takimit me kryeministrin Erdogan, kishte një debat mes këtyre dyve. Në fillim, siç përcjellin mediat turke, aktori i ka kërkuar Erdoganit që të ketë mëshirë dhe kuptimin për kërkesat e demonstruesve. 
Por, përgjigja e Erdoganit ishte në stilin e tij: "Do të thotë ti je Sulejmani i vetshpallur, a e din ti se Turqia nuk udhëhiqet me mëshirë? Ku do të ishin ne nëse liderët tanë do të lëshonin pe para secilit?!"
Aktori Ergenc, ishte ndër fytyrat publike që dolën në ballë të protestave. Aktori ka marrë disa herë kritika për rolin e tij në filmin Sulejmani i Madhërishëm, duke e akuzuar për shtermbim të historisë së njërit nga Sultanët më madhështorë të perandorisë Osmane