Monday, June 17, 2013

Tuna: Jam zogu më i mirë (Foto)

ahha“Zogu ma i mirë prej krejtve/ Dalloj shumë prej të tjerave/ Unë i boj krejt, veçse mu no”. Këto janë vetëm disa nga vargjet e tekstit të këngës më të re të këngëtares Tuna Sejdi. Kënga është publikuar dje në versionin audio, ndërkohë që këto ditë pritet të prezantohet edhe me videoklip. Siç është mësuar tashmë, këngëtarja e dashur shkupjane do të vijë këtë verë me një bashkëpunim.
Pas hitit “I asaj”, që e kthehu Tunën në qendër të vëmendjes, ylli i skenës sjell këngën e saj të re në duet me të dashurin aktual, reperin Cozman, që është pjesë e labelit “BABASTARS”.
Në pjesën e tij, reperi thotë: “Unë s’mundem pa të/ Ajo s’mundet pa mu/ Mundohem me e pas afër/ Po ndonjëherë duhet me shku prej Prishtinës n’London, prej Shkupit n’Tiranë/ S’ka lidhje largësia/ Nëse don e afron/ Non stop në telefon/ Syni don me ma ngu mu zonin”, për t’ia lënë radhën më pas Tunës, e cila e mbyll më vargjet: “Ne nuk jemi in nëse s’jemi bashkë/ Sillemi poshtë nalt, poshtë nalt”.
Kënga është pëlqyer shumë nga fansat dhe ka marrë mjaft komente pozitive. Videoklipi “I asaj” e vuri Tunën në shënjestër për shkak se aty këngëtarja prekte “zogun”, por këtë fakt ajo e kthehu në një armë të fortë për veten. Kujtojmë që në “Videofest 2013″ ajo u shpreh e lumtur për këtë etiketim dhe iu drejtua fansave me fjalinë: “Ju do zogu”.