Monday, June 17, 2013

Nudo për bamirësi, bashkon 300 gra deri në 82 vjeç

nudo_per_bamiresi_bashkon_300_Një projekt i cili ka bashkuar me qindra gra për bamirësi, ka detyruar një fotografe që të realizojë foto topless. Kështu një artiste nga Shropshire, Britani e Madhe, fotografoi gjoksin e më shumë se 300 grave të moshave nga 19-82 vjeç dhe e gjitha kjo për bamirësi.
Projekti topless është ide e studentes Sam Pooley nga Shrewsbury. Imazhet janë bashkuar për të krijuar fotografi të madhe dhe 25 % e shitjeve, do të shkojë për organizatën që merret me kërkimet për kancerin e gjirit, Coppafeel.
“Femrat në këtë fotografi janë nga të gjitha moshat, nga një femër në formë të shkëlqyer trupore e deri te një gjyshe. Vetë fotografia tregon historitë e tyre. Kam fotografuar edhe një infermiere, e cila ka ushqyer mbi 50 fëmijë me qumësht gjiri”, tha Pooley. (49)