Tuesday, June 18, 2013

Humbë 6-1, gati të qajë nga gëzimi!

edieta

Humbë 6-1, gati të qajë nga gëzimi!

0 Comments
edieta
Pavarësisht se Tahiti humbi thellë me Nigerinë 6-1 në ndeshjen e djeshme për Kupën e Konfederatave, për këtë vend ishte një ngjarje e jashtëzakonshme ajo e djeshmja, duke qenë se merrte pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm.
Për këtë arsye, trajneri i kombëtares së Tahitit, Edi Etaeta, ka thënë se për pak ka qarë për shkak të emocioneve të mëdha.
“Isha tepër i prekur, për pak nuk qava. Ne i shikojmë Kampionatet Botërore në TV, ndërsa sot(dje) ishim pjesëmarrës.
I gjithë Tahiti ishte duke na shikuar. Presidenti jonë na dërgoi një mesazh dhe ai gjithashtu kishte shtyrë takimet e tij me kabinetin për hir të ndeshjes” deklaroi Taeta.