Monday, June 17, 2013

Kinezi Vozit Fotelen (Video)

Një kinez është xhiruar derisa vozit një mjet të pazakonshëm – fotelen e motorizuar. Rrallë ndonjë gjë tjetër ofron rehati si fotelja, e ku më nëse edhe mund të vozitet, atëherë kënaqësia s’ka fund. Ai tërhoqi vëmendjen e shoferëve të tjerë derisa drejtonte i shkujdesur kotelen e verdhë. Ai pa mundim ia dilte të shpejtonte ecjen e koteles. Xhirimi i bërë diku në Kinë është hedhur javën e shkuar në You Tube dhe deri tash ajo është shikuar mbi 600 mijë herë.