Sunday, June 16, 2013

Shpenzon 3800 euro për ti ngjarë aktorit të preferuar, ja rezultati



2
3800 euro për të realizuar një ëndërr, atë për të ngjarë njëlloj si aktori i tij i preferuar Ryan Gosling.
Nicholas Ryan, siç raporton noa, iu nënshtrua një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale, për t’iu afruar sa më shumë pamjes së aktorit.
Personi që e operoi ishte Tim Neavin, kirurgu estetik i cili po specializohet për operacionet në fytyrë për ti bërë njerëzit e zakonshëm, të ngjashëm me yjet e tyre të kinemasë.
Mjeku deklaroi, “Pacienti kishte disa karakteristika të përafërta në fytyrë dhe ne ndërhymë në ato pjesë që kishte nevojë për të afruar ngjashmërinë me Gosling”.
Sakaq gjatë një interviste të lëshuar pak kohë më parë nga Nicholas ai u shpreh se, “Pas operacionit shkova në një festë në pishinë, një vajzë mu afrua dhe më tha, je njëlloj si Ryan Gosling. Unë nuk mund ta besoja, në fund të fundit ia vlejti çdo ndërhyrje”.