Kur je një këngëtare energjike në skenë, ashtu siç është Rita Ora, ekziston rreziku që veshja disa herë të mos funksionojë. Për këtë arsye ajo duhet të jetë sa më e kujdesshme. Por, duket se Rita nuk e ka mësuar ende këtë gjë, duke qenë se në koncertin e fundit në Mançester, ajo është shfaqur me një veshje me dekolte shumë të hapur, çka ka bërë që të zbulojë gjoksin e saj në skenë. Megjithatë, kjo gjë nuk e ka penguar këngëtaren shqiptare që të elektrizojë të pranishmit me performancën e saj.