![dafina](https://lh3.googleusercontent.com/blogger_img_proxy/AEn0k_tAIE3N5EpMgVKlc33ZfZVIIW4UTJFAlhYyb8T4CBP77LqMMXSb28-XAe52WqdKealmO7sPeZpn6yNroAVvO-dITKxRsBabrBRNVm8JioiFjId0OX-1DB9Nd4pzQiEv6adpbeuU11algv8=s0-d)
-Sot, është dita e fundit e vitit 2012 dhe kujtimet e të arriturat e këtij viti po zënë vend në statuset e të famshmave tanë nëpër rrjetet sociale.
Është Dafina Zeqiri ajo që treguar se si shkoi 2012-ta duke thënë se, ky vit për të ka qenë një “bushtër” por edhe periudhë kur ajo e ka gjetur veten.
“2013 viti gjarpër, jam shumë gati për ty! 2012 ke qenë një bushtër por edhe një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur ndonjëherë. E kam gjetur veten”, ka shkruar Daffy në Twitter.
Nuk dimë nëse cilësimin, “bushtër” ajo e ka bërë duke i’u referuar më shumë jetës së saj personale, konkretisht, ndarjes nga ish i dashuri, Ledri Vula.
Nuk vonoi shumë e pas ndarjes, Dafina udhëtoi për në Amerikë ku qëndroi disa muaj duke punuar në albmin e saj më të ri që do të dal së shpejti e për të cilin ajo ka premtuar se do jetë shume special.