![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgOpjAaoHR_sklq1ai43A19ZitNPYnEk4QHxmwYgLLa-oRmAinaKhnZQ0kH7TQ2SOKBzpVrCp9rjyVZAiDQRKN29AzzkGdIwKDR4_1mcFpwfffDr4WKv80FAwcNdMdnJcW3h-QetPl-9Oys/s1600/dafina1.jpg)
-Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka kohë që ka paralajmëruar publikimin e materialeve të reja muzikore, por tani ajo do të sjellë diçka konkrete. Së shpejti do të mund të shohim frytet e ''inspirimit '' për të cilin ka folur shumë Zeqiri, pas një vjeshte të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Dafina ka bërë të ditur se ka filluar realizimin e videoklipit të saj të ri, krahas publikimit të pamjeve nga xhirimet. Ky videoklip pason atë të këngës ''Tonight'', që ishte në bashkëpunim me Ledri Vulën.