Është rikthyer Dafina duke qenë e ftuar në shumë koncerte në vend dhe në diasporë.
Vetëm pak ditë më parë Dafina Zeqiri ka qenë e ftuar në një disko të njohur në Dusseldorf, ku e veshur me ngjyrën e saj të preferuar të zezë, ka kënduar për shumë të pranishëm së bashku me këngëtarin e njohur shqiptar, Gena.
Por, sipas një burimi të vipnews, i afërt me Duffyn, këngëtarja 23-vjeçare është dashuruar në Albin Gashin, i cili është me studime në Amerikë. Thuhet se Dafina është njoftuar me Gashin gjatë qëndrimit të saj me pushime në SHBA. /kohanet/