Pas koreve raciste të tifozëve të Inter në ndeshjen e së dielës ndaj Chievos (3-1) kanë sjellë edhe reagimin e sulmuesit të Milan dhe kombëtares italiane Mario Balotelli.SuperMario ka zgjedhur të reagojë në profilin e tij në Facebook ndaj ish tifozëve të tij, të cilët nuk e kanë pritur mirë rikthimin e tij në Serie A me ngjyrat e rivalëve kuqezinj.
“Më mirë të jesh një majmun me shumë para se sa një palaço i tifozerisë suaj. Një qytet, dy ngjyra dhe 7 Kupa Kampionesh”, shkruan Balotelli në Facebook