Sunday, February 24, 2013
Dënohet njeriu i parë që vrau peshkaqenin
Një jug-afrikan është bërë personi i parë në botë që është dënuar për vrasjen e një peshkaqeni.
Leon Bekker, nga George, është shpallur fajtor sepse ai ka thyer Ligjin për Resurset e Gjalla Natyrore, i cili i dënon përpjekjet për të lënduar, vrarë apo për të pasur në posedim një peshkaqen të bardhë, Daily Mail.
Bekker tha se nuk kishte njohuri për këto çështje, por ai u deklarua fajtor për të mos vonuar punën e Gjykatës.
Gjykata e dënoi atë me 12 muaj burg, ose 8,550 £. Ky është rasti i parë që një gjykatë shqipton një vendim të tillë deri më sot.
Afrika e Jugut po bëhet vendi i parë që imponon legjislacion për mbrojtjen e peshkaqenit të madh të bardhë, i cili në këtë zonë mbrohet që nga viti 1991