A do e pinit më duhanin, mbas kësaj? (Shiko Videon)
Një tumor që rritet brenda cigares është imazhi që qeveria britanike po përdor për t’i bërë miliona qytetarë të lënë duhanin. Fushata më e re sensibilizuese e Ministrisë së Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, e nisur sot, është një përpjekje për të reduktuar numrin e duhanpirësve, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë dhe ende mendojnë se dëmi i cigares në shëndet është i ekzagjeruar.