Sunday, March 31, 2013

Pas ndarjes nga i dashuri, Genta realizon një ëndërr te vjetër…

cd7823ee-e763-4288-8d67-0676ab29e08d---0-
Genta Gjalpi vjen këtë radhë për të treguar të vërtetën mbi ndarjen nga i dashuri, pavarësisht asaj se a është lidhur apo jo ai tashmë me Bertinën, edhe pse është parë teksa argëtohet në pub.
Ka pak kohë që je ndarë nga i dashuri, mund të na tregosh arsyen?
Si çdo lidhje ka një fillim dhe një fund, arsyet janë të shumta,  largësia, jetesa jonë, ai nuk do të vinte këtu dhe unë nuk pranoja të ikja në Gjermani dhe nuk kishim kohë të mjaftueshme për njëri-tjetrin.
Është shkruar në media se fajtore për këtë rast ka qenë Bertina, e cila është parë e shoqëruar tashmë me ish-të dashurin tënd?
Që është parë Bertina me atë dhe që janë argëtuar së tepërmi këtë nuk e them unë, por fotot e tyre…
Ke kërkuar sqarim nga i dashuri, jeni në përpjekje për të shpëtuar lidhjen?
Ka qenë ai dhe është ai që kërkon të takohemi prapë, por unë po shkëpus kontaktet me të. Edhe nëse nuk ka pasur gjë me Bertinën, nuk duhej të ekspozohej ashtu, pasi nuk tregon fisnikëri, por budallallëk.
Po me Bertinën ke kontaktuar, je sqaruar?
Bertinën nuk e kam marrë mundimin as që ta pyes e as ta takoj, nuk më intereson se çfarë bën ajo me jetën e saj. Unë me të dashurin e dikujt nuk do ta bëja kurrë atë që bëri Bertina me Gesin.
Ndërkohë, kemi mësuar se ka qenë pikërisht miku juaj, Arjan Konomi, ai që ju ka njohur me të dashurit ty dhe Bertinën me Esad Pushkar, këshilltarin e Behgjet Pacollit…
Mua për vete Arjani më ka prezantuar duke qenë se janë shumë shokë së bashku…
Për pak kohë nisesh për në Holandë, na thuaj pak arsyet e këtij udhëtimi…
Pas çdo gjëje negative dhe mërzitjeje që kaloj në jetë, gjithmonë shkoj jashtë shtetit, kësaj radhe kam zgjedhur një shtet që e kam pasur ëndërr të shkoj.