Thursday, March 28, 2013

Mafia ballkanike me pasaporta kroate

ttt-300x225Shqiptarët, serbët, grekët, bullgarët, të gjithë i bën bashkë aktiviteti mafioz. Sipas gazetës kroate ‘Jutranji List’, mes tjerash, pasaporta kroate kanë blerë edhe truproja e Seseljit, vrasësit e Zoran Djindjic, anëtarët e bandës Pink Panter, shefi i mafisë shqiptare, kontrabanduesit boshnjakë të armëve…
“Mendoj se në këtë mënyrë janë prodhuar dhe shitur afro 1000 pasaporta. Të paktën 20-30 prej tyre janë prodhuar për personat që cilat ua kam sjell vetë unë”, citon gazeta dëshmitarin e mbrojtur të USKOK, me nofkën e koduar Neno, i cili për disa orë rresht dha dëshminë e tij në atë që njihet si rasti më i madh i falsifikimit të dokumenteve zyrtare në Kroaci.