Femrat dhe rrudhat nuk jane kurre nje binom fitues. Per sa kohe ju vendosni te mos perballeni me ato ne menyre sportive, rrudhat jane nje nga armiqte e betuar te femrave.
Ne fund te fundit, bukuria e nje femre nuk eshte e thene nga rrudhat qe mund te shfaqen pak a shume me kalimin e kohes. Por sigurisht, eshte e mundur te evitojme shfaqjen e rrudhave te para ne menyre te mire dhe shendeteshme.
Kremrat dhe produktet antirrudhe, eshte menyre qe zgjidhet nga shume femra, qe perdorin per te shmangur rrezikun e rrudhave. Por nuk jane te vetmit.
Ne vend qe te luftoni rrudhat me kremra shpesh te kushtueshem ose pa vrapuar ndaj kirurgjise estetike, perse nuk provoni keto mjete natyrale? Eshte zbuluar se disa ushqime ndihmojne ne luftimin e rrudhave ne menyre komplet natyrale. Le te shohim cilat jane.
VezaRrihni te bardhen e vezes ne nje ene, masazhoni perzierjen ne lekure dhe lereni te pakten per 15 minuta, me pas shpelajeni me uje te vaket. E bardha e vezes permban vitamina E dhe B, te shkelqyera kunder perkeqesimit te membranes qelizore dhe per mbrojtjen ndaj rrezeve UV.
Vaji i ullirit
Vetite e vajit te ullirit, jane te njohura per te ndihmuar lekuren te mbetet e bute dhe tonike. Provoni te masazhoni butesisht disa pika te vaji mbi fytyre perpara se te shkoni ne shtrat dhe thajeni me nje peshqir te bute.
Masazhi anti-rrudhe
Merrni nje tampon pambuku, ngjyeni me tonikun tuaj te fytyres dhe masazhoni disa minuta fytyren tuaj. Perqendroni masazhin ne zonat kritike per rrudhat si ne rrathet e syve, ballin dhe qafen. Nese doni te gezoni nje moment relaksi, shkoni ne nje qender estetike, ku mund te perfitoni nje trajtim te vertete relaksues per fytyren.
Fruta dhe perime
Frutat dhe perimet e fresketa, vecanerisht ato te pasura me vitamina A dhe D, kontriubojne te mbajne lekuren te re dhe tonike. Mungesa e vitamines A, ne fakt eshte nje nga shkaqet e thatesise se lekures dhe rrjedhimisht te rrudhave. Vitamina A stimulon prodhimin e kolagjenit, favorizon riperteritjen e qelizave, ndricon tonin e lekures dhe redukton njollat e erreta per shkak te diellit ose moshes.
Lengu i limonit
Prisni nje limon pergjysem dhe masazhoni nje ane te rrudhave te fytyres. Aciditeti i lengut te limonit ben lekuren me te ndritshme dhe kufizon shfaqjen e rrudhave. Nese aplikohet i fresket, limoni ndihmon edhe ne lehtesimin e njollave te lekures fale acidit askorbik qe permban.