Ndërsa Australia po përballet me zjarret masive dhe temperatura të larta deri në 54 gradë celcius, një familje arriti të shpëtonte nga flakët duke qëndruar për orë në liqenin pranë shtëpisë. Siç dokumentoi “Daily Maili”, flakët shkatërruan banesën e Tim dhe Tammy Holmes, në Tasmania, ndërsa ata ndodheshin në shtëpi së bashku me nipat e mbesat tyre. Në një moment rreziku ekstrem, nën kurthin e flakës që kishte rrethuar të gjithë banesën, gjyshërit vendosën të merrnin fëmijët nën panik dhe të zhyteshin së bashku me ta në liqen, ku qëndruan përreth dy orë, deri në mbërritjen e ndihmës.