Tuesday, March 19, 2013
Mirëdita, doktor! Foshnja kap për gishti mjekun nga barku i nënës (video)
Alicia Atkins nga Grandail, në Arizona, ka lindur vajzën Nevea me prerje cezariane më 9 tetor të vitit të kaluar. Ajo dhe burri i saj fotografitë nga lundja i kanë ndarë këtyre ditëve me miqtë e tyre në Facebook. Nga momenti që janë postuar në Internet, njerëzit nuk ndalojnë së shpendari aty dhe komentimet. Bashkëshorti i Alicia, Randy ka fotografuar një moment të pabesueshme kur foshnja gjatë operacionit e ka nxjerrë dorën nga barku dhe e ka kapur mjekun për gishti. Duket sikur foshnja mezi s’ka pritur të vije në botën e re. “Mjeku me thirri dhe me tha: Ajo po me kap për gishtit! Menjëherë vrapova me fotoaparat dhe kap atë kuadër të cilin e shikoja i frikësuar”, ka treguar Randy. Kur fotografia është postuar në Facebook, nëna Alicia nuk ka menduar se do të merr aq shumë reagime pozitive. Fotografia ka pasur më shumë se 4000 “like” dhe 500 komente, ndërsa afërisht 2000 njerëz e kanë shpërndarë fotografinë.