Natën e Vitit të Ri e kaloi e mbyllur në supermarket
Derisa miliarda njerëz anekënd botës e pritën duke festuar ardhjen e vitit 2013, një grua e moshuar natën e Vitit të Ri e kaloi e mbyllur në një supermarket në Roubaix të Francës. 73-vjeçarja kishte shkuar në tualet dhe kur është kthyer, vetëshërbimi ka qenë i mbyllur. Ajo kishte aktivizuar disa alarme, mirëpo askush nuk i ka shkuar për ndihmë. Sipas AFP, gruaja është “liruar” në orën 10:30 të mëngjesit të ditës së nesërme. Ajo nuk ka kërkuar kurrfarë dëmshpërblimi për atë që i ka ndodhur, edhe pse e kishte kaluar natën zgjuar dhe e uritur në pritje se dikush do ta nxjerrë jashtë. /Telegrafi/