Një e shtënë në ajër me armë gjatë ceremonisë së një dasme vrau 23 persona në Arabin Saudite!
Sipas Huffington Post, , teksa po zhvillohej dasma, njëri nga të ftuarit nxori një armë dhe qëlloi në ajër, por fisheku “shënoi” një kabull elektrik, e këputi dhe teksa ra në objekt preku një derë metalike duke shkarkuar aty rrymën elektrike dhe si pasoj të humbasin jetën 23 dasmor, dhe të plagosen rreth 30 të tjerë.
Shteti në Arabinë Saudite, sapo kishte ndaluar përdormini e armëve dhe të shtënat në evenimente festive siç janë dasmat, fejesat etj, pasi për shumë fise të ndryshme që jetojnë në vend është një traditë e vjetër dhe nuk mund të “hiqet” kollaj.