Monday, April 29, 2013

REALI, KREJT SHPRESAT TE RONALDO


Real Madridi ka nevojë më shumë se kurrë për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez po punon të shërohet nga një tërheqje muskulore që e pësoi ndaj Borussia Dortmundit, ndërsa nuk u ftua fare në duel me Atletico Madridin.
CR7 ka realizuar 12 gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, më së shumti, ndërsa prezenca e tij në fushë të martën mbrëma duket të jetë fondamentale.
Madrilenët e kërkojnë sivjet më shumë se kurrë titullin e dhjetë të Championsit, por ‘Remontadan’ mund ta shpresojnë vetëm me prezencën e ish futbollistit të Manchester Unitedit, që është lider i ekipit ‘Los Blancos’.
Të gjithë shpresojnë që përfaqësuesi portugez të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.