Monday, April 1, 2013

Reagim i tifozëve "ILIRËT"

164449_569386953082320_1363875858_n_2
SOT USKANA, NESER KUMANOVA
Një ditë para ndeshjes Shkupi – Bashkimi, tifozëria cairase në ndeshjen basketbolliste Liria – Kumanova hapën transparent me mbishkrimin “Sot Uskana, nesër Kumanova”. Ky mesazh ishte një ogur i bardhë dhe një situatë relaksuese para ndeshjes Shkupi – Bashkimi shumë e vlefshme për inkuadrimin e njërit ekip në Ligen e dytë të Maqedonisë. Kur të gjithë priten festë dhe garë sportive ndodhi dicka shumë e rëndë, ndoshta incidenti më i rëndë i ndodhur ndonjëherë në fushat sportive, duke konsideruar kohen dhe rrethanat e tanishme.
Shumë lajme dhe “isharete” vinin nga Cairi se kjo ndeshje do të jetë më shumë se ndeshje dhe me e egër se sa duhet. Askush s'donte t'i besonte këtyre paralajmërimeve të zeza, që në fakt u bënë realitet. Kryesia e klubit futbollistik “Shkupi”, është fajtore e drejtpërdrejtë e gjithckaje që ndodhi, meqë nuk bëri organizimin e mirëfilltë dhe nuk ofroi kushte minimale të sigurisë. Çdo eskalim i situatës bie mbi organizatorin e ndeshjes si dhe ndaj personave tjerë që nuk e shfrytëzuan autoritetin e tyre për zbutjen dhe relaksimin e situatës, këtu bëhet fjalë për Artan Grubin, ish udhëheqësin e Shvercerave dhe Izet Mexhitin, kryetarin e Cairit.
E keqja me e madhe e krejt kësaj është tendenca për ta tejkaluar këtë që ndodhi në mënyrë “pa zë” dhe pa bujë ose duke tentuar që të njejtën t'ia mveshin një grupi të vogël të "Shvercerave" si të “pakontrolluar”. Ja disa fakte dhe argumente që flasin dhe na detyrojnë të mendojmë se dicka është zier para kohe.
1. Pse Kryetarit te klubit, z. Lutfi Hydes i kërkuan 5000 euro për biletë hyrëse në stadium? Këtë valle, “grupi i vogel i Shvercerave” e bëri? Mëkati më i madh është që këtë e bënë mbi z. Hyden, veprimtar dhe patriot i pashoq, njeri që ka dhënë shumë për sportin , luftën e 1999 dhe atë të 2001.
2. Pse su ndërmor asgjë për pengimin e futjes së personave të paautorizuar në fushë, ku pësuan lojtarët, stafi dhe publiku ynë?
3. Dy lojtarë të therrur me thike? Kush mban përgjegjësi, për lëndimet e femijëve të pafajshëm? Po sikur dikush prej tyre ta humbte jetën? Kjo skenë përvec në Egjipt, nuk ka ndodhur askund në boten normale. Në shtet ligjor, ky akt vlersohet si tentim për vrasje.
4. Pse u rrahën në mënyrë brutale tifozët kumanovarë në shkallët e stadiumit nga “ky grup i vogel” e askush nuk intervenoj që ta pengojë këtë veprim?
5. Presioni i paparë mbi referët, që në mënyrë më dashakeqe referuan në mënyrë skandaloze.
6. Kush i sulmoi dhe rrahu në mënyrë brutale në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë gjatë ndeshjes Butel – Bashkimi, lojtarët zi gjelbër? Prap ju, “grupi i vogël i Shvercerëve”. Ai akt qyqar u anashkalua nga media dhe nuk u dënua. Nga ajo ndeshje pësuan si tifozët si lojtarët tanë
7. Ju, “grupi i vogël i Shvercerave” në mënyrë më të pamoralshëm në Kumanovë fyet motrat dhe nënat tona kumanovare. T'ju përkujtojmë, qe ata nëna që fyet ju dhanë bijtë e tyre gjatë 2001 dëshmorë kombi.
8. Pse Alsat-M dhe disa media tjera të afërta më partinë në pushtet e heshtën këtë që ndodhi ne Cair? Presione politike? Kjo është sëmundja e shoqërisë sonë, ku e keqja mbulohet dhe e njëjta evitohet, duke mos dashur një herë e përgjithmonë të çrrënjosen këto dukuri të shëmtuara
Pas gjithë kësaj që ndodhi, pyesim, vallë ka më rezon të vazhdohet gara? Ka më arsye që gara sportive, e cila vetëm sportive nuk është të vazhdoj? Tani të mendojmë se cdo udhëtim i klubit tonë në Shkup do të jetë udhëtim horor?
Kërkojmë urgjentisht që, klubi i Shkupit të dënohet rëndë për organizimin teje të dobët, të gjithë pjesmarrësit në aktet vandale të dënohen dhe të ndjeken penalisht, vetëm ateherë kur kjo do të ndodhë do të ketë edhe arsye edhe shkak që gara sportive të vazhdojë.
Na habit fakti i mosreagimit të Ermira Mehmetit, bartëse e listës në njësinë zgjedhore nr 2, deputeteve të cilitdo kamp që i takojnë z. Rexhai Ismaili, Hajrulla Misini, Orhan Ibrahimi dhe zevëndësministrit Xhelal Bajrami. Ju keni obligim moral, patriotik, human dhe detyrues të dilni dhe të kërkoni drejtësi për këtë që ka ndodh, sepse bëhet fjale për popullin tuaj, ai qe ju zgjodhi dhe mbani postet falë tyre. Në fund, përkujtojmë Artan Grupin, që gjatë kampanjës parazgjedhore në Kumanovë tha: “Ne kërkojmë votën tuaj, për ta dërguar Bashkimin atje ku e ka vendin, në ligen e parë”. Jo Artan, ska nevojë ti ta dërgosh Bashkimin në Ligë të Parë, por lejo, mos pengo, që Bashkimi vetë, bashkë me Ilirët të hapëroj atje drejt suksesit dhe fitoreve, thuhet në reagimin e grupit të tifozëve Ilirët, pas incidentit të djeshëm në Shkup.