Monday, January 14, 2013

23-vjeçarja nga New Yorku shpallet Miss Amerika 2013 (FOTO)

-Mallory Hagan është shpallur Miss Amerika 2013“>2013. Në natën finale e cila u mbajt mbrëmë në pikën turistike Planet Hollywood dhe Kazino në Las Vegas, 23-vjeçarja nga New Yorku mori çmimin pasi interpretoi në kërcimin TAP, nën tingujt e melodisë së këngës së famshme të James Brownit “Get up off of that thing”. Kërcimi ishte pjesë e garës për talentin brenda konkurimit. Mallory Hagan, po ashtu ju përgjigj sipas një mënyre, e cila u vlerësua nga juria, pyetjes në se duhen vendosur rojet e armatosura nëpër shkolla, pas tragjedisë me armë zjarri që ndodhi muajin e kaluar në shkollën fillore të Newtownit në Connecticut.