Tuesday, January 29, 2013

E liron Guardiola, Shaqiri drejt Milanit ?


Xherdan Shaqiri duket se nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolës. Uebfaqja gjermane ‘Gerüchteticker.com’ shkruan se trajneri spanjoll është duke i bërë planet për sezonin e ardhshëm dhe mesfushori kosovar nuk është pjesë e planeve të tij.
Në vend të 21 vjeçarit, ish trajneri i Barcelonës duket se llogarit në mesfushorin turk të Atletico Madridit, Arda Turan, i cili do t’ia rrezikonte pozitën kosovarit të lindur në Gjilan.
Gjilanasi ishte transferuar në Bayern gjatë verës së vitit të kaluar nga Baseli. Ai nuk pati vazhdimësi në lojë, por kur iu dha rasti, e tregoi veten. Në rast se largohet nga Allianz Arena, për Shaqirin flitet se mund t’i bashkohet Milanit ose Napolit.