
Do të jenë rivale, të paktën për një natë. Të dyja këngëtaret, Nora Istrefi dhe Tuna, janë nominuar për çmimin “Best RNB”, në edicionin e tetë të spektaklit “ZHURMA SHOW AWARDS 2012″, i cili do të mbahet të hënën në Prishtinë. Grupi organizator i spektaklit ka publikuar nominimet për të gjitha kategoritë në muzikë dhe në përballje, janë shumë këngëtarë të njohur si Kaltrina Selimi, Mc Kresha, Vesa Luma, Blero, Alban Skenderaj e shumë e shumë të tjerë.