Monday, January 28, 2013

E burgosura ruse shpallet një nga femrat më të dëshiruara

Portali i Internetit për burra AskMen.com ka publikuar rejtingun tradicional të grave më të dëshiruara të vitit, i cili është përpiluar në bazë të anketimit të vizitorëve të faqes së Internetit në fjalë. Në anketim morën pjesë më shumë se 2.4 milionë përdorues të faqes së Internetit nga e gjithë bota. Ndër femrat e përfshira në top-listë është edhe anëtarja e grupit rus punk "Pussy Riot" Nadiezhda Tollokonikova, e cila aktualisht është duke vuajtur në kamp dënimin me dy vite burg. Ajo u pozicionua në vendin e 85-të të vlerësimit, duke u bërë e vetmja grua ruse në listën e femrave më të dëshiruara të vitit.