Monday, January 28, 2013

Milan në sulm për tetovarin

xhemaili_napoliMediat italiane bëjnë të ditur se Milani ka rritur interesimin për mesfushorin shqiptar të Napolit, Blerim Xhemaili.Napoli është duke kërkuar të bëjë zgjedhjen më të mirë për kërkesën e tetovarit, i cili ka shprehur dëshirën të largohet.
Ekipi napolitan ka kërkuar shkëmbimin e shqiptarit me francezin Matthieu Flamini ose Antonio Nocerinon.
‘Calciomercato’ shkruan se përgjigjja e Milanit ishte po, por vetëm në verë.
Opsione të tjera të Xhemailit janë Catania dhe Inter, por gjithsesi mbetet të shihet në ditët e ardhshme, nëse shqiptari do të lëvizë apo jo.