Thursday, January 31, 2013

SKANDAL: Politikani i Bolivisë kapet në kamerë duke përdhunuar një grua - VIDEO


Bolivia si dhe e gjithë bota ka mbetur e shokuar nga videoja ku shihet se si politikani Domingo Alsibia Rivera, përdhunon një grua, e cila kishte humbur ndjenjat, në godinën e parlamentit rajonal. Videoja është incizuar me 20 dhjetor, kur ai bashkë me kolegët ishin në festë për Krishtlindje. Videoja përmban material shokues. Në të shikohet se si një grua pa ndjenja ishte në dhomë, dhe pastaj Rivera ka hyrë në dhomë i ka fikur dritat dhe ka filluar aktin e tij mizor.Pas kryerjes së aktit, ai del nga dhoma dhe e lë pa ndjenja gruan. Besohet se gruaja ka qenë e dehur. Rivera thotë se nuk ka pasur përdhunim, mirëpo një gjë e tillë do të vendoset në gjykatë. Po ashtu do të ketë hetime edhe për mediumet të cilat kanë publikuar videon, pasi që me këtë video kanë dëmtuar imazhin e gruas. Ju paralajmërojmë se video përmban material shokues!!Shiko Videon ne katrorin me lart.