Thursday, January 3, 2013

Baloteli rrihet me Mancinin gjatë stërvitjes

-ROMË-Nga fjalët tek veprimet. Ishte një grindje e madhe ajo e Mario Balotelli dhe trajnerit të Manchester City, Roberto Mancini, gjatë një stërvitje të zakonshme. Të dy kanë pasur një diskutim të zjarrtë, por sherri ka degjeneruar më pas në përplasje fizike. Trajneri i Manchester City, sic vihet re dhe në foto, e ka kapur futbollistin nga bluza dhe dukej seriozisht i nevrikosur. Kanë qenë persona të tjerë që kanë ndërhyrë të ndajnë dyshen e nevrikosur, por edhe pasi fizikisht kanë qenë larg, mes tyre nuk janë ndalur sharjet dhe fyerjet. Thuhet se sherri nisi pasi Mancini i ka tërhequr vërejtje Balotellit pasi ka shkelur me takë Sinclar.