Thursday, January 3, 2013

Bertan Asllani Pjesë E Serialeve Turke

-Këngëtari nga Maqedonia, Bertan Asllani do të jetë pjesë e serialit ‘MuhteÅŸem Yüzyıl’ së bashku me të famshmit ‘Hyrem’ dhe ‘Sulltan’.Thashethemet i ka nxitur vetë këngëtari, i cili në Facebook ka postuar disa foto me personazhet në fjalë. Sipas portaleve të Shqipërisë, këngëtari shumë shpejt do të paraqitet në serial me një rol. Seriali ‘Sulltani i Madhërishëm’ ka krijuar një famë marramendëse në vendin tonë, dhe pritet që në sezonin e ri të tij të na shfaqet edhe Bertani me rolin e tij, të cilin ende nuk e ka bërë publik.