Sunday, January 27, 2013

Blerim Destani mysliman i devotshëm, kërkon grua të mbuluar

14
Ai mund të jetë mashkulli më seksi shqiptar, por është krejt ndryshe në jetën e tij private. Megjithëse mund të duket si Don Zhuan, mesa duket Blerim Destani është krejt ndryshe në realitet.
Ai është një mysliman i devotshëm dhe fenë e ka të trashëguar edhe në familje dhe madje, mes miqve është shprehur se nuk do t’i vinte aspak keq nëse një ditë do të martohej me një femër që i përket besimit të tij, mysliman.
Aktori seksi ka marrë reputacionin e një Don Zhuani veçanërisht pasi në media janë spekuluar disa histori romantike mes tij dhe femrave të njohura të “show biz”-it shqiptar. Së fundmi emri i tij u përfol lidhur me një histori dashurie me Liberta Spahiun, moderatore e njohur në Kosovë. Gjithashtu ai është përmendur edhe për disa lidhje të tjera me personazhe publike shqiptare.