Elhaida Dani ka shkëlqyer me performancën e saj sonte në finalen e The Voice of Italy, duke u shpallur edhe fituese e kësaj gare. Elhaida mori 71.70% të votave të pulikut ndërsa Cavicchini vetëm 28.30%.
Elhaida Dani, para “The Voiceof Italy”, kishte provuar të hynte te Amici i Maria De Filippit, por nuk kishte kaluar në provimin e parë. Për pjesëmarrjen e saj në “Thevoice”, kujton natën e parë: “gjatë blind audition, kur të katër anëtarët e jurisë u kthyen nga unë, zgjodha Riccardo Coccianten sepse ishte idhulli im që e vogël; ndërsa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, me zemër e kisha zgjedhur që më parë”. Është e lumtur për zgjedhjen e bërë dhe shprehet “Nëse kam arritur deri në finale, është edhe falë tij, e falë mbështetjes së publikut”.
Por duket se Elhaida i ishte trembur disi reagimit të publikut kur të mësonte se ishte shqiptare: “Në internet lexohen lloj-lloj gjërash mbi shqiptarët, pata frikë mos suksesi im shtynte ndonjë të më sulmonte për origjinën time. Fatmirësisht nuk ndodhi kështu.
Elhaida sonte ka performuar me disa këngë mes të cilave dueti me Riccardo Coccianten, kënga “When love calls your name”, “I will always love you” si dhe ajo “Mama Knows Best
Elhaida sonte ka performuar me disa këngë mes të cilave dueti me Riccardo Coccianten, kënga “When love calls your name”, “I will always love you” si dhe ajo “Mama Knows Best