Mourinho e merr me vete edhe Ronaldon?
Që Jose Mourinho do të kthehet në Chelsea, tashmë ky nuk është më lajm. Por, ‘bomba’ tjetër arrin nga Anglia. Në fakt, sipas mediave të atjeshme, Chelsea po planifikon që përpos trajnerit portugez, në Stamford Bridge ta sjell edhe bashkëkombësin e tij, yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.Tabloidi britanik ‘Daily Mail’ shkruan se Blues kanë bërë gati 80 milionë funte, vetëm për ta bërë të vetin CR7, i cili është i pavendosur nëse do të qëndrojë në Santiago Bernabeu, pas largimit të profesorit të tij, Mourinho.