Monday, May 27, 2013

Rizzoli: Tifozët e Dortmundit më bënë të qaja pas përfundimit të finales!

rizzoli_uefa
Gjyqtari italian, Nicola Rizzoli, ka pranuar se pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, mes Dortmundit dhe Bayernit ka qarë.
Ai po ashtu foli edhe mbi vlerësimin që i dha kryetari i Gjyqtarëve të UEFA-s, Pierluigi Collina.
"Gjithçka ndodhi pas përfundimit të ndeshjes. Isha vetëm dhe shikoja stadiumin. Shihja se si tifozët e Dortmundit edhe pse humbën, ata në asnjë moment nuk ndalën së brohorituri duke mbështetur skuadrën e tyre. U emocionova shumë dhe fillova të qaja", tha 41-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.
"Mendoja vallë ia dola mbanë. Nuk doja që të dëshpëroja Collinën, pasi që me atë jemi rritur bashkë dhe kështu prisja vlerësim nga ai. Kur ai hyri në zhveshtore, në fillim vetëm më shikoi dhe nuk foli për disa sekonda. Pastaj më tha: Urime, urime për të gjithë, ishte gjithçka në rregull", përfundoi Rizzoli.