Pak ditë më parë aktorja me famë botërore Angelian Jolie bëri një ndërhyrje kirurgjikale duke hequr kështu gjoksin për arsye shëndetësore.
Johan Andersson i ka kushtuar aktores një pikturë nudo pa gjoks. Portreti i Jolie ndodhet në galerinë “National Portrait Gallery” në Londër.
Johan është i njohur dhe për portrete të tjerë të personazheve të njohur si ia i këngëtares britanike, Amy Winehouse. “Kur kaM qenë 15-vjeç nëna ime kishte kancer në gjoks por fatmirësisht ajo i shpëtoi heqjes së tij, lajmet e fundit mbi Angelina Jolie më shkaktuan një ankth, i cili më shtyu të bëjë këtë pikturë”- ka deklaruar artisti për “Neë York Daily Neës”.
Vetë artisti është shprehur se paratë që do të fitohen nga ky portret do të shkojnë për bamirësi.