Veshja e këngëtares Rita Ora në Festivalin e Londrës ka bërë të flitet shumë.
Rita është duke u përballur sërish me kritika ndaj shijes së saj të veshjes, pasi është shfaqur me xhinse “qesharake” në festivalin e Londrës.
Ylli 22-vjeçar, e cila së fundi është lidhur me Dj Calvin Harris, është ngjitur në skenën e “As one in the Park Festival” në Victoria në Londër, teksa kishte veshur një palë xhinse që kishin një fytyrë përmbi, transmeton ikub.
Diçka që është pritur me tepër kritika, edhe sepse nuk është hera e parë që këngëtarja shfaqet me veshje qesharke, apo të papërshtatshme në performancat e saj.