Tragjike, përdhunonin fëmijët e tyre të mitur dhe videot i shisnin online (Video)
Një çift bashkëshortësh në Itali kryenin vepra të turpshme me fëmijët e tyre të mitur dhe më pas videot i shisnin në internet. Kështu, mediat italiane bëjnë me dije se policia e vendit fqinj, zbuloi fillimisht një grup prej 9 personash, të cilët u ndaluan nën akuzën e shpërndarjes së materialeve pornografike në rrjet. Por më vonë u zbuluan detaje tronditëse, kur policia vërtetoi se dy prej të arrestuarve, një shtetas rumun dhe një italiane, kishin abuzuar me fëmijët e tyre, për të prodhuar materialet pornografike, për qëllime përfitimi.