Charlotte Garside është fëmija më i vogël në botë, pasi në moshën 5-vjeçare është vetëm 68 centimentra e gjatë dhe peshon vetëm 4 kilogramë.
Por edhe pse ka përmasat e një të të porsalinduri, Charlotte ka ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj, pasi këtë muaj ka nisur të shkojë në shkollë.
5-vjeçarja ka lindur me një çrregullim shumë të rrallë që nuk ka as emër. Doktorët i jepnin vetëm një vit jetë vajzës fatkeqe, por Charlotte është rritur duke u bërë një vajzë shumë e shkathët.