Friday, December 21, 2012

Sheikët japin 200 milion € për PSG.

Paris Saint-Germain vetëm pas pak kohësh do të jetë klubi më i shtrenjtë në botë. Francezët i ka dhënë fund një marrëveshjeje prej 200 milionë euro, me institucionin Qatar Tourism Authority (QTA). Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze, Le Parisien. Bëhet fjalë për kontratën e sponsorizimit më të lartë, që një klub ka patur në historinë e futbollit. Marrëveshja do të zgjasë për 4 vite, deri në 2016, për të mbuluar defiçitin e vitit të fundit të klubit, si dhe do të jetë progresiv: niset nga 150 milionë euro për këtë sezon, deri në 200 milionë euro në 2016-n. Kontrata ka për objektiv “promovimin e imazhit të Katarit” dhe “rritjen e numrit të turistëve në Doha”, por fakti që Qatari Investmend Authority (Q.I.A) është zotëruese e 70% të kapitalit të Paris Saint-Germain, të bën të mendosh për një veprim rregullues, për të anashkaluar “fair-play”-n financiar.