Thursday, December 27, 2012

Suedezët për nder të Ibras në fjalor kanë futur fjalën e re – Zlatanera

-Marrë parasysh se çfarë ikone është Zlatan Ibrahimoviq në vendin skandinav, mund të pritet që shumë shpejt atij t’i ngritët edhe përmendore. Nder mirënjohjet që i janë bërë Ibrës në Suedi është edhe vendi në fjalorin suedez. Në mesin e 40 fjalëve të reja që kanë hyrë në këtë fjalor është edhe fjala e re e nxjerrë nga emri i tij. “Zlatanera” është fjala që suedezët së shpejti mund ta shkruajnë, ta përdorin dhe ta flasin, ndërsa është edhe e pranuar gramatikisht. “Zlatanera” do të thotë dominim.