Tuesday, December 25, 2012

Shfaqet Video E Arrestimit Te Stresit Para Pak Kohesh Ne Tirane….

Klikoni me lart per ta par VIDEON Tiranë – Qarkullonte i armatosur , arrestohet këngëtari Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.Reperi i njohur u kap në orët e para të ditës së sotme në kryeqytet nga efektivët e komisariatit të policisë nr,1.Mësohet se Arkimed Lushaj ndodhej në gjendje të dehur kur u ndalua nga forcat e policisë. Stresi nuk pranoi efektivët blu të ushtronin kontroll fizik ndaj dhe bëri rezistencë. Disa forca policie mundën të kontrollonin Stresin ku i gjetën një armë zjarri pistoletë të cilën ai e mbante pa leje. Në këtë momenti rreperi tentoi të largohej me shpejtësi pas përleshjes me policinë por u kap pak minuta më pas. Burime nga policia thanë se gjatë aksionit për kapjen e Lushaj, shefi i patrullës së përgjithshme të komisariatit nr.1, u vetëplagos me armën e shërbimit dhe u transportua në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arkimed Lushaj u dërgua në ambientet e komisariatit ku iu komunikua masa e arrestit për veprat penale të “armëmbajtjes pa leje” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë në krye të detyrës”.