Friday, December 28, 2012

Dhurata e Ermalit per Francesken. kliko per me shum

bb528 -Françeska Jaçe, ish-banorja e BB5, këtë javë ka festuar datëlindjen e saj të 19-të. Vajza simpatike ka zgjedhur ta ndajë këtë ditë të lumtur me të gjithë miqtë, kolegët dhe të dashurit e saj. Mes shumë të ftuarve ka rënë në sy edhe prania e Ermal Merdanit, ish-të dashurit të Françeskës në Big Brother. Ermali ka preferuar të shkojë në festën e vajzës simpatike, e sigurisht duke i bërë asaj edhe një dhuratë mjaft të veçantë dhe kuptimplotë. Ai i ka çuar asaj një vazo me lule, për ta mbajtur në tavolinë, si një shenjë se dashuria e tyre ka nevojë të rritet çdo ditë. Françeska e ka vlerësuar mendimin e Ermalit, në një kohë që ky afrimitet mes tyre vjen pas deklaratës së Ermalit dy javë më parë në gazetën “Mapo” se mes tij dhe Francit nuk kishte më mëri, po ndoshta një rinisje nga e para. “Me Francin kam folur edhe pas ndarjes dhe e kam këshilluar, sepse gjërat këtu ndryshojnë shpejt dhe Franci vjen nga një qytet tjetër, ku është ndryshe nga Tirana. Këshillat e mia kanë qenë që ajo të kujdeset për veten dhe ajo e di mirë këtë gjë. E këshilloj ende, sepse kemi kaluar një kohë të bukur bashkë dhe nuk ka pse mos të jepen këshilla të anasjella me njëri-tjetrin. Veç kësaj, e kam përzemër”, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se rikthimi me të nuk do të ishte i pamundur. Kjo deklaratë, por edhe prania e tij në festën e Françeskës, na bën të mendojmë se ata të dy vërtet e kanë shumë përzemër njëri-tjetrin. Urojmë që këtë herë të funksionojë vërtet.