Thursday, December 27, 2012

Noizy xhiron klipin e këngës festive

Noizy ka bërë të ditur se kënga e paralajmëruar për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, tashmë do të jetë edhe në klip. Reperi ditë më parë zbuloi se do të ketë edhe ai një këngë për 28 nëntorin, dhe tash ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë edhe klip. “Gati për xhirimet e fundit për video-klipin e këngës të 100 vjetorit, mbani sytë hapur nga sheshi Nënë Tereza në Tirane se do bëhet nami”, ka shkruar Noizy në faqen e tij në Facebook.