Monday, December 31, 2012

Zbuloni të fshehtat e femrave...

Zbuloni të fshehtat e femraveTë cilësuar si gjinia e fortë, meshkujt përveç vetëbesimit të tepruar që i karakterizon, duan të dinë çdo gjë për gjininë e bukur. Megjithatë ata shpesh herë gabohen kur mendojnë, që madje ata dinë çdo gjë për femrat. Një grup ekspertësh në lidhje me këto çështje, së fundi kanë vënë re një sërë të fshehtash tek femrat, për të cilat gjinia e kundërt as që e kana menduar ndonjëherë. Gjatë këtij studimi me temën “vajzat e mbrëmjeve”, ata kanë zbuluar fiksimet e femrave në shumë aspekte duke përfshirë këtu fiksimet, që kanë të bëjnë me martesën apo edhe me dhomën e gjumit. Ja dhe një listë me sekrete, nëse ende nuk i keni zbuluar. Femrat nuk i duan shpërthimet, në art apo në jetë. Femrat nuk janë aq gazmore sa meshkujt. Ne jemi më të mençur, më të shoqërueshëm, ky po, që është një pohim mjaft i kënaqshëm. Femrat janë të vetëdijshme rreth 10%, në atë se çfarë ne aktualisht mendojmë dhe flasim. Nuk është keq nëse kjo përqindje lëviz nga 5-10. Femrat ‘vdesin’ që t’i ftoni diku jashtë për drekë apo darkë. Kjo e lehtëson ditën tuaj. Gjërat, që vajzat do të kishin dashur që djemtë t’i dinë… Mos tradhëto! Ne vajzat flasim, do ta zbulojm dhe do të braktisim. Bëhu i sjellshëm me shokët e saj, babain, vëllaun etj.. Ata jan protektiv. Ata do të jenë shumë të rreptë me ty nëse e lëndon femrën. Asnjëherë mos e lësho rastin t’i tregosh se është e mrekullueshme. Nëse të ka qëlluar fort me shuplakë, atëherë me siguri e ke merituar. Siguroju se ajo ka arritur sigurtë në shtëpi, pasi që keni dal sëbashku. Nëse dikush e ngacmon femrën tënde, e drejta jote është ta rrahish. Femrat janë shum të thyeshme. Edhe sikur me të te dalish në duel në mundje-lejoje ndonjëherë të fitoj. Mbaje mend ditëlindjen e saj. Vetëm njëherë nëse e harron, atëherë ke bërë gabim të përjetshëm. Mbaje mend: Femrat janë të bukura, por e jotja është më e bukura. Nëse ke bërë ndonjë gabim, atëherë kërko falje. Edhe nëse jo, prap kërko falje. Ti je i dashuri, burri, mbrojtësi i saj, pa marrë parasysh a je i vetëdijshëm për këtë ose jo- aktro ashtu. “Mirë” ASNJËHERË nuk është përgjigje e mirë kur ju pyesim se si dukemi. Në pjesën më të madhe të ëndërrave të saj je ti. Mos e ki këtë obsesion. Pres të më thirrish. Nëse jo, atëherë shkon posht. Vajzat impresionohen kur kërkoni nga ata ndonjë këshillë, përveç se nëse pyetni për ndonjë vajzë tjetër. Mashkulli udhëheq. Femrat pëlqejnë shumë një mashkull që udhëheq në jetë. Vajzat duan ta dinë se çka ndjeni ju për ata. Prandaj dhe ju Bëhuni të sinqertë. Mos shko te shoqet e saj për të folur për atë. Shko direkt te ajo. Duket sikur shumë flirtojmë. Por secila femër para se të flej mendon vetëm për një mashkull. Nëse nuk jemi duke të folur ty, atëherë presim ty të flasish i pari Nëse themi “të mbesim vetëm shokë”, atëherë këtë me të vërtet e mendojmë. Në mendjen tënde çdo femre jepi shans. Secila e meriton një. Edhe femrat fantazojnë, por për dallim nga meshkujt-jo vetëm për seks. Nëse femrës i pëlqen vetëm të të shikoj i mjafton të jetë e lumtur për tërë ditën.