Sunday, December 23, 2012

Ky Eshte Mashkulli Perfekt! Shpenzon 100 Mije $ Per 90 Operacione

Burri perfekt ka muskuj të tonifikuar, mollëza për t’u pasur zili, buzë mishtore dhe fytyrë të bukur. Por ja që edhe në këtë rast, ashtu siç ndodh për femrat, i gjithi është në silikon. Quhet Justin Jedica, është 33 vjeç dhe me origjinë nga New York, teksa në 10 vitet e fundit ka shpenzuar më shumë se 100 mijë dollarë për të modeluar trupin e tij përmes 90 ndërhyrjeve kirurgjike, vetëm për t’i ngjarë kukullës Ken, partner i të famshmes Barbie.Rasti i Justin ka bërë një farë buje, përderisa zakonisht janë gratë që investojnë, vetëm për t’i ngjarë kukullës që është idhull i fëmijëve të të gjithë botës. “Mua më pëlqen të transformoj trupin tim – ka deklaruar vetë djali -. Kjo është mjaft dëfryese. Hunda ime më ishte kthyer në makth, pasi e doja më të vogël. Ndërkohë që më pas doja të përmirësoja edhe shumë gjëra të tjera. Kritikat? S’i kam fare problem. Madje më shton dëshirën për të bërë operacione të tjerë”