Monday, December 31, 2012

Dafina: 2012-ta ka qenë një bushtër për mua..

-Sot, është dita e fundit e vitit 2012 dhe kujtimet e të arriturat e këtij viti po zënë vend në statuset e të famshmave tanë nëpër rrjetet sociale. Është Dafina Zeqiri ajo që treguar se si shkoi 2012-ta duke thënë se, ky vit për të ka qenë një “bushtër” por edhe periudhë kur ajo e ka gjetur veten. “2013 viti gjarpër, jam shumë gati për ty! 2012 ke qenë një bushtër por edhe një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur ndonjëherë. E kam gjetur veten”, ka shkruar Daffy në Twitter. Nuk dimë nëse cilësimin, “bushtër” ajo e ka bërë duke i’u referuar më shumë jetës së saj personale, konkretisht, ndarjes nga ish i dashuri, Ledri Vula. Nuk vonoi shumë e pas ndarjes, Dafina udhëtoi për në Amerikë ku qëndroi disa muaj duke punuar në albmin e saj më të ri që do të dal së shpejti e për të cilin ajo ka premtuar se do jetë shume special.