Thursday, December 27, 2012

Që përloti miliona njerëz në gjithë botën… Qeni i fal dashuri fëmijës autik (FOTO)

-Jeta është një luftë, pranoje atë. Disa e konsiderojnë atë edhe dhuratë… Por Zoti nuk bën gabime. Më këto fjalë është postuar një video në You Tube, e cila ka arritur të përlotë miliona njerëz në internet. Video është parë 122, 417 herë. Në të nuk ka koment, as fjalë, por shoqërohet nga një kolonë zanore dhe tregon pamjen e një fëmije dhe të një qeni. Do të thoni se kjo është e zakonshme? Jo, nuk është e zakonshme… Fëmija është i sëmurë me autizëm. Ndërsa shihet qartë se si qeni, miku më besnik i njerëzve, (edhe i këtij fëmije të izoluar nga bota për shkak të sëmundjes), i ofron atij dashuri. - -Qeni mundohet ta bëjë për vete fëmijën…. Përkëdheljet e qenit ndaj tij… mbështetja e kokës në këmbët e fëmijës… arrijnë ta bëjnë edhe fëmijën e vogël, të pranojë dashurinë që qeni po i ofron… =Po ti mos u mërzit…. Fëmijët me autizëm janë të mbyllur në një guackë emocionale,dhe nuk janë të ndjeshëm ndaj dashurisë dhe veprimeve të njerëzve që janë rreth tyre… ata jetojnë në botën e tyre…