Monday, December 31, 2012

Efekti i bananes për flokë te dëmtuar

Efekti i bananes për flokë te dëmtuar -A e dini se bananja është një frut shumë i shijshëm, dhë i shëndetshëm për organizmin tuaj. Gjithashtu, në bazë të vitaminave dhe esencës përbërëse bananja është një produkt shumë i mirë me të cilin mund të përgatisni maska për të trajtuar lëkuren dhe flokët tuaj. Bananja bën më të fortë dhe më shumë voluminoz flokët. Ju ndihmon që të ri-kuroni flokët e dëmtuar, të ashpër, të dëmtuar nga piastra ose rrezet e diellit, dhe nga ekspozimi i tepërt ndaj ambientit të ndotur me shumë pluhur. Vitamina B ju ndihmon të parandaloni krijimin e majeve të shumëfishta. Tipi i flokëve që mund të përshtatet me këtë maskë janë: të thatë, të lyer, ose ato flokë që sapo janë bërë permanent. Bananja është një medikament shumë efikas për të hequr zbokthin. Zbut dhe masazhon skalpin dhe flokët. Ju dhuron shkëlqim dhe butësi në një mënyrë perfekte flokëve.